Në Shqipëri: Lulzim Basha: E ndryshova ekipin tonë në kohën e duhur. Vendim i vështirë, por i drejtë

30.05.2017 10:55:24

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Lezha, ku PD çeli fushatën elektorale, foli për moskandidimin e disa prej figurave më të njohura të PD për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Sipas Bashës, ndryshimi vjen duke ndryshuar veten tonë, ndaj e ndryshoi ekipin, vendim që sipas kryedemokratit ishte i vështirë por i drejtë dhe në kohën e duhur.

“Duhet ndryshim dhe ndryshimi i Shqipërisë vjen duke ndryshuar në radhë të parë veten tonë. Unë e kuptova këtë, unë ju pyeta, ju dëgjova, ju më dhatë të drejtë, ju më thatë po, ndryshimi fillon nga vetja jonë dhe unë e fillova ndryshimin nga shtëpia jonë, me ekipin e ri me ekipin fitues të 25 qershorit. Ky ishte një vendim i vështirë, por i drejtë dhe i marrë në kohën e duhur”, tha Basha.