Në Shqipëri : PD, dorëzon në KQZ listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë

30.05.2017 10:47:06

Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën përfundimtare me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e djeshme KQZ kishte vendosur orën 9.30 të mëngjesit të sotëm si afatin përfundimtar kur partia më e madhe e opozitës duhet të plotësonte në mënyrë përfundimtare parregullsitë në listat e veta të deputetëve.

Pas dorëzimit të listës së PD, KQZ u mblodh për shqyrtimin e saj.