Programi qeverisës i Ibrahim Kryeziut – program zhvillimor për Rahovecin

24.09.2017 09:34:35

 

Shefi i Grupit Kuvendor i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Rahovec, z. Avdullah Hoti ka paraqitur zotimet konkrete të kandidatit për kryetar komune, z Ibrahim Kryeziu.

Z. Kryeziu që është i njohur në këto anë si personalitet i angazhuar, i pëkushtuar dhe i fjalës e i besës, është zotuar që të mbështesë të gjitha shtresat shoqërore, të pastrehët, studentët, bujqit, të realizojë investime në infrastrukturë, në bujqësi, urbanizimin, furnizimin me ujë 24 orë e tj. Po ashtu, z. Kryeziu do të rrisë rolin e komunitetit në mbikëqyrjen e realizimit të këtyre zotimeve.

Më poshtë mund të lexoni zotimet e z. Ibrahim Kryeziu:

Zotimet e kandidatit per Rahovec #IbrahimKryeziu
1. Ndërtimi i 40 shtëpive për familje në nevojë,
2. Dyfish më shumë bursa për studentë,
3. Praktika me pagesë për të diplomuar të Komunës së Rahovecit,
4. Subvencione për bujqit në nevojë, ndarja me procedura transparente, 
5. Kujdes shtëpiak për të sëmurët kronik,
6. Pajisje e të gjitha shkollave me laboratorë, me sallë të edukatës fizike dhe me nxehje qendrore,
7. Qëndrim ditor i nxënësve në shkollë,
8. Veterineri mobil dhe agronomi mobil në ndihmë të bujqve dhe fermerëve,
9. Komuniteti i përfshirë në mbikëqyrjen e realizimit të projekteve kapitale,
10. Eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave,
11. Sigurimi i ujit të pijes për çdo lokalitet 24 orë,
12. Rregullimi i varrezave në çdo lokalitet të komunës,
13. Mirëmbajtja e gjelbërimit përmes ndërmarrjes publike lokale,
14. Zhvillimi i stacionit të autobusëve në një qendër moderne,
15. Ndriçim publik në çdo lokalitet,
16. Rregullimi i shtratit të Drinit të Bardhë,
17. Kanali i kullimit për tokat e Celinës.