Sokol Haliti, merr përpkrahje nga LDK në Gjenevë

24.09.2017 09:57:11

Kryesia e LDK-së në Gjenevë ka mbajtur një mbledhje në të cilën ka analizuar situatën zgjedhore në Kosovë dhe i ka ofruar përkrahje të plotë kandidatëve të LDK-së për kryetar komunash dhe për asambletë komunale, e në mënyrë të veçantë kryetarit të komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.

Në një postim në facebook, kryetari i LDK-së në Gjenevë, z. Ismet Mjaku ka treguar disa nga arsyet për përkrahje ndaj z. Haliti, nëdr të cilat ka përmendur punët e mira, thithjen e investimeve, mbështetja ndaj mërgimtarëve, vlerësimi që ka pasur z. Haliti ndaj miqve të Kosovës, Hollbruk dhe ish-kryetaren e Zvicres, Michele Kallmy Rey etj.

Ky është postimi i plotë i z. Mjaku:

Të dashur anëtarë dhe simpatizant të LDKsë në Gjenevë, ju njoftojmë që kryesija e LDKsë në Gjenevë mbrëmë mbajti takimin e radhës ku u shtjellu gjendja politike në Kosovë dhe nga të pranishmit u muarr vendim qe ti ipet perkrahje gjthë kandidateve te LDKsë për kryetarë dhe kandidatëve për asamblet komunale dhe fuqishëm u përkrah ri kandidimi i kryetarit Sokol Halit të cilin do perkrahim me gjithë mynyrat.
Nga sot ju njoftojm se gjithë vezhguesit dhe hargjimet e tyre në Viti i merr për sipër nendega jone me shumë knaqesi dhe gjithë do jemi aty.

LIDHJA +4 : Sokol Haliti
për njeriun qe lidhi rrugë,anë e krahina,
hapi lumenjë, zbukuroi dhe ndriqoi parqet
Hapi zona industriale,fusha sportive,
Rregulloi emergencen, ambulanca,
Ndertoi dhe riparoi shkolla,trotuare,
Krijoi klim politikë dhe frym ndernjerëzore,
Me ne ishte bashkë më ata që kanë shumë nevojë,
Politika nacionale dhe internacionale duke bërë statun Hollbrukut, Michele calmy Rey
Gjithë donatorët ka sjell për të ndihmur popullatën

Bëri shumë për kultur,sport,art etj
Faleminderit për ,, sheshin e mërgimtarëve ” po shkëlqen pas jush 

Ky eshte jo kryetarë por kampion andaj- nuk duam balotazh por plebishit.

Mirë u pafshim ne fitoren +4 

Me rrespekt nga kryesija e nëndegës së LDKse në Gjenevë, kryetar Ismet Mjaku.