Hoti: LDK në mbrojtje të Republikës, si gjithmonë

27.03.2018 22:13:29

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se segmente të përfaqësuesve serbë të Kosovës, që janë me kokë nga Beogradi, dëshirojnë të kolapsojnë institucionet e Republikës, por LDK nuk do të lejojë. “Ne do të qëndrojmë në mbrojtje të Republikës, si gjithmonë”.

Reagimi i Hotit vjen pas vendimit të Listës Serbe që të braktis Qeverinë e Kosovës.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  “vota e qytetarëve së shpejti do t’i jap legjitimitet dhe pushtet LDK-së për të qeverisur me Republikën”

Postimi i Hotit në Facebook:

“Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjeter.

Republika e Kosoves eshte qellimi i ekzistences dhe veprimit politik te LDK-se. LDK e ka mbrojtur kete Republike se voni me 22 dhjetor kur grupe politike shqiptare deshten ta minonin dhe izolonin ate. Nuk u dorezuam, qendruam dhe dolem faqebardhe. Republika doli faqebardhe.

Sot segmente te perfaqesuesve serb te Kosoves, qe jane me koke nga Beogradi, deshirojne te kolapsojne institucionet e Republikes. LDK nuk do te lejoj. Ne do te qendrojme ne mbrojtje te Republikes, si gjithmone.

Por, ne nuk do te ushqejme tutje politikat e mbrapshta te kesaj Qeverie. Ne sot nga opozita do te mbrojme institucionet e Republikes, por jo keqeverisjen.

Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjetër” (sic.), ka shkruar Hoti.