Avdullah Hoti paralajmëron zgjedhje dhe ardhjen e LDK-së në pushtet

27.03.2018 21:54:17
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kjo parti do vjen në pushtet me legjitimitet qytetar.

Hoti ka thënë se nuk ka asnjë formulë tjetër përveç LDK-së, ndërsa ka shtuar se kjo parti ka mbrojtur republikën e Kosovës.

“Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjeter. Republika e Kosoves eshte qellimi i ekzistences dhe veprimit politik te LDK-se. LDK e ka mbrojtur kete Republike se voni me 22 dhjetor kur grupe politike shqiptare deshten ta minonin dhe izolonin ate. Nuk u dorezuam, qendruam dhe dolem faqebardhe. Republika doli faqebardhe. Sot segmente te perfaqesuesve serb te Kosoves, qe jane me koke nga Beogradi, deshirojne te kolapsojne institucionet e Republikes. LDK nuk do te lejoj. Ne do te qendrojme ne mbrojtje te Republikes, si gjithmone. Por, ne nuk do te ushqejme tutje politikat e mbrapshta te kesaj Qeverie. Ne sot nga opozita do te mbrojme institucionet e Republikes, por jo keqqeverisjen. Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjeter”, ka thënë Hoti.