Muharrem Svarqa: Gratë, zë i fuqishëm në institucione

12.10.2017 00:20:57

Kryetari Svarqa ka pasur një takim me gra të komunës së Ferizajt, e ku ishte i pranishëm edhe Driton Selmanaj, ka vlerësuar shumë rolin e tyre në familje dhe në institucione.

Në një postim në facebook, z. Svarqa ka vlerësuar shumë rolin e grave në menaxhimin e parasë publike.

Ky është postimi i plotë i z. Svarqa:

Gratë janë fuqia jonë jetike e shpesh edhe politike. Në një takim që patëm sot bashkë me deputetin Driton Selmanaj çmuam lartë angazhimin e tyre si amvise të zonja në shtëpi e zëra të fuqishëm në institucione. Veçanarisht kur bëhet fjalë për menaxhimin e parasë publike gratë e kanë dëshmuar se janë të afta e te guxmishme për të qeverisur më së miri.