Muharrem Svarqa: Kryesia e LDK-së në Ferizaj mbledhje konstituive para seancës s e Kuvendit

18.12.2017 22:49:23

Kryesia e Degës së LDK-së në Ferizaj sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku janë diskutuar përgatitjet rreth seancës konstituive të Kuvendit e cila do të mbahet të mërkurën me 20 dhjetor.

 

Në këtë takim u harmonizuan qëndrimet politike si dhe u dhanë propozime për një funksionim sa më konstruktiv të grupit tone parlamentar brenda Kuvendit.Po ashtu pati diskutime rreth çështjes së zgjedhjes së kryesuesit dhe u arrit pajtueshmëri që të veprohet në bazë të udhëzimeve të nevojshme.

Grupi ynë parlamentar do të mbajë një takim edhe gjatë ditës së nesërme për një koordinim sa më të mirë. Zëri ynë në Kuvend do të jetë fuqia jonë politike dhe të bërit opozitë të mirëfilltë është mjaft e rëndësishme për ne, prandaj edhe përfaqësimi i interest qytetar do ta ketë vendin e merituar