AAK do t’i bëjë 14 ankesa për zgjedhjet në Istog

18.12.2017 22:10:55

Anëtari i AAK-së në KQZ, Binak Vishaj, ka bërë të ditur  se kanë shtruar 14 ankesa në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), lidhur me procesin zgjdhor në Komunën e Istogut.

Ai ka thënë për Gazetën Blic se ankesat e tyre janë të argumentuara me dëshmi faktike dhe deklarata të dëshmitarëve për, siç thotë, keqpërdorimet që kanë ndodhur në raundin e tretë të zgjedhjeve në Istog.

Ndërkohë, nga PZAP-ja, kanë mohuar se kanë pranuar ndonjë ankesë lidhur me procesin zgjedhor në këtë komunë.