Përmes një postimi në llogarinë e tij, Muhaxheri ka thënë se rinia e Vetëvendosjes, jo rastësisht janë kaq të dhunshëm ndaj çdo gjëje në Kosovë, sepse janë të manipuluar nga dokumentarët, filmat për revolucionin dhe teoritë leniniste.
Madje, sipas tij, këto shfaqje brenda zyrave i kanë si terapi.
“Në partinë Vetëvendosje janë krijuar shumë banda, pikërisht sepse i kanë pasur inspirim historitë revolucionare të Leninit. Mbi këtë frymë ata veprojnë edhe në Kosovë. Më shumë se çdo gjë, tash po flasin dëshmitë që po u dalin në shesh, të cilat ne i kemi thënë gjithmonë. Rinia e partisë Vetëvendosje, jo rastësisht janë kaq të dhunshëm ndaj çdo gjëje në Kosovë, sepse janë të manipuluar nga dokumentarët, filmat për revolucionin dhe teoritë leniniste. Madje, këto shfaqje brenda zyrave i kanë si terapi. Është detyrë qytetare e secilit prej nesh t’i shpëtojmë këta të rinj nga kjo bandë e rrezikshme!”, ka shkruar Muhaxheri.






































