Paçarizi: Pacolli është fajtori kryesor për situatën aktuale’

11.08.2017 20:00:57

AKR dhe Behgjet Pacolli janë fajtorët kryesor, sipas Rrahman Paçarizit, për mos krijimin e institucioneve.

Dhe kjo për të vetmen arsye – marrëveshjen parazgjedhore me LDK-në dhe Alternativën, njofton Klan Kosova.

“Fajtori për tërë këtë situatë është Pacolli pasi futja në koalicion me LDK-në i ka prish matematikat tjera politike”, ka thënë Paçarizi.

 

“Pacolli është shndërruar në një lloj katalizatori së paku për publikun”.

“Ai ka të drejtë të shkojë me LDK ose Vetëvendosjen ose ta kushtëzojë Haradinajn. Këto janë kombinatorika politike”.

Sipas Paçarizit, Pacolli e di që opinioni në Kosovë nuk i frikësohet konsistencës së tij.

“Ai e ka komoditetin që t’i luajë fjalët”.

Më tej ai ka thënë se më së miri për PDK-në dhe LDK-në është që të mbeteshin në opozitë.