Mujë Krasniqi me Hashim Thaçin para më shumë se 18 viteve

14.12.2016 22:42:37

Një fotografi e Presidentit Hashim Thaçi me Mujë Krasniqi është publikuar sot në 18 vjetorin e rënies së heroit

Krasniqi është përkujtuar sot nga liderë e bashkëluftëtarë të tij, duke e konsideruar si frymëzim për gjeneratat e ardhshme.

“Mujë Krasniqi, duke qenë ndër fytyrat e para të UÇK-së, u bë frymëzues i ushtarëve për të luftuar dhe vazhduar rezistencën për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në facebook.

“Është përgjegjësi e jona si institucione dhe qytetarë që të kujdesemi edhe më shumë për vlerat, për të cilat ata janë flijuar”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

thaci-muje-kransiqi