Ajri në Prishtinë sonte është i rrezikshëm

14.12.2016 22:36:54

Matja e cilësisë së ajrit në Prishtinë, tregon sot se është në nivelin e rrezikshëm

Cilësia e ajrit në kryeqytet javët e fundit ka alarmuar qytetarët. Deri më sot, matjet kanë treguar për cilësi si “shumë të pashëndetshme”, derisa para dy ditësh u rikthye në nivelin normal.

Ndërkaq sonte, ajri në Prishtinë po konsiderohet si i “rrezikshëm”, nga matjet që tregojnë se indeksi i kualitetit ka arritur në 330.

Më poshtë e gjeni matjen aktuale të ajrit në Prishtinë, ndërkaq në tabelën e dytë tregohen shifrat në bazë të cilësisë.