Komuna e Prishtinës 350 mijë euro tender për kryeasambleistin e AAK-së

Komuna e Prishtinës i ka ndarë një tender 350 mijë euro, asambleistit të AAK-së në Asamblenë komunale të Prishtinës, Brahim Mehmetaj, i cili është edhe shef i grupit të asambleistëve të kësaj partie në Asambblenë komunale të Prishtinës.

Sipas kontratës, të cilën fokusi.org e ka në dispozicion, kompania “syri group” duhet të bëjë “Sigurimin fizik të objekteve të komunës së Prishtinës”, e që përfshin autoparkingun, arkivin e qytetit, objektet kuturore, qerdhet, qendrën për punë sociale dhe shkollat.

Pra, me këtë kontratë, kësaj kompanie i janë lënë në dorë të gjitha objektet sensitive që nga qerdhet e deri te arkivi i qytetit, duke vënë nën kontroll të plotë si aspektin administrativ, ashtu edhe atë fizik në këtë komunë.

Kjo kontratë është dhënë më 22 shtator të këtij viti, kurse nënshkrimi i saj është planifikuar më 3 tetor të këtij viti.

AAK është në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen dhe ka një drejtori.