Lëvizja në një pjesë në rrugën “Luan Haradinaj” në qendër të Prishtinës është bërë shumë e rrezikshme.
Në një objekt të vjetër përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme vendpunishtja për restaurimin e tij është siguruar që një kohë të gjatë, por punimet ende nuk kanë nisur, shkruan lajmi.net.
Më së keqi po e pësojnë qytetarët që lëvizin në atë pjesë, ngase trotuari është kufizuar tërësisht, dhe lëvizja për në pjesën tjetër është kufizuar tërësisht.
Komuna e Prishtinës nuk ka mundur të ofrojë zgjidhje për sigurinë e kalimtarëve.