Murtezaj: Vendi t’i shmanget përplasjeve politike, sidomos dhunës

10.09.2016 12:21:40

Valon Murtezaj, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se vendi duhet t’i shmanget përplasjeve të mëdha politike brenda, sidomos dhunës.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se muajt e fundit emri i Kosovës është shfaqur çdokund, dhe mënyrash të ndryshme.

Lexoni postimin e plotë të Murtezajt:

Përtehu i Kosovës!

Sistemi i drejtësisë, ligji thënë në përgjithësi, është arena kryesore ku përparimet duhet të bëhen. Një Kosovë ku, askush mbi ligjin, dhe askush nën ligj.

Kosova duhet ti shmanget përplasjeve të mëdha politike brenda. Sidomos dhunës. Vrapin e Kosovës aq të nevojshëm, përplasjet e bëjnë ndalje dhe stopim; apo në mos ecje prapa si shpeshherë, dhe vet-shkatërrimtare.

Për çështje të interesave nacionale konfliktet do duhej të ishin konstruktive dhe funksionale, që nënkupton përformancën shtetërore ta avanconin bashkë me interesat nacionale.

Integrimet e shumëanshme në radhë të parë evropiane dhe evroatlantike mbesin synimi madhor i Kosovës. Marrëdhëniet me fqinjtë duhet avancuar. Kosova është entitet shtetëror tanimë, dhe si e tillë duhet sjelljet ti manifestojë. Pamjet ku Kosova është ‘në sendviq’ ndërmjet shtetesh tjera, nuk duhet të vizualizohen, dhe aq më pak të zbatohen.

Vet-vlerësimi real është pikënisja e përparimit të Kosovës. Kjo vlen si në planin individual, të institucioneve, dhe të shtetit si tërësi.

 

 

Nuk jetojme ‘të vetëm’, në këtë planet kompleks, të ndërvarur, dhe jo-ideal.

Secili shtet, dhe shoqëri në botë, edhe në Evropë, ecën përteh sot; puna është që neve, Kosovës, po na duhet të vrapojmë, sepse jemi të vonuar. Fajtori dihet, fqinji ynë verior. Prandaj vetëdija jonë kombëtare dhe e integrimeve duhet të jetë më e elevuar se e tjerëve.

Kosova ka shumë përvojë; populli i Kosovës, qytetari dhe qytetarja e saj, i kanë provuar të gjitha. Tani përvoja tjera do i shtojë zhvillimit të saj.

Muajt e fundit emri i Kosovës është shfaqur çdokund, dhe mënyrash të ndryshme.

Në bisedat e zakonshme deri tek ato në forumet më të larta të politikës dhe biznesit dhe sportit dhe akademike. Emri Kosovë është bërë më i dukshëm, me prezent se asnjeherë. Kjo do të vazhdojë pambarim edhe në të ardhmen.

Mbetet përgjëgjësia tani; dhe vetëdija, individuale dhe grupore dhe institucionale; dhe Kosova e ka rrugën e ndritshme përpara.