Deputetja e BDI-së me gabime thelbësore drejtshkrimore në gjuhën shqipe

10.09.2016 12:40:34

Deputetja e BDI-së Vjollca Mehmeti-Nuredini ka qenë temë e lajmit për mos kandidimin e saj si deputete e BDI-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti.

Ajo ka dashur të përgënjeshtrojë lajmin, duke thënë se nuk ka rëndësi a do të jetë më deputete por ajo do të ngelet BDI, dhe ka përdorur Facebook-un për të bërë diçka të tillë.

Por, shkrimi i saj në Facebook nuk le për të dëshiruar pasi ka shumë gabime drejtshkrimore.

Më poshtë e keni reagimin e saj, ku mund t’i shihni edhe vet ju gabimet e saj.

”MIQ TE NDERUAR,
Dje dhe sot neper rrjetet sociale qarkullon lajmi se une gjoja po largohem prej BDI-se dhe se do te vazhdoj te punoj si notere ne Gostivar!!!!!?????
TE NDERUAR,
Nuk e kam ne plan te largohem nga BDI-ja edhe atehere kur nuk do te kesha post politik, sepse postet vijne dhe shkojne, ndersa une do te krenohem me ate qe kam qene, jam dhe do te jesha pjese e familjes se madhe te quajtur BDI.
Ndersa, sa i perket te dytes, se do te behem noter edhe ate ne Gostivar, per ata qe nuk e dine, une me profesion jam profesoreshe e biologjise dhe perpara se te behem deputete kam punuar per 11 vite me rradhe ne
Shkollen e mesme te Kercoves.
Gabime ndoshta edhe mund te bejne gazetaret, por shpresoj dhe lutem qe ky gabim te jete bere pa ndonje qellim te keq.
Miqesisht, Vjollca MN”(sic) shkruan ajo.

Vjollca Mehmeti-Nuredini