Mariq: Mustafa ka vullnet politik për themelimin e Asociacionit të Komunave

10.09.2016 12:45:45

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe tani edhe koordinatori i Ekipit Drejtues për themelimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe Ljubomir Mariq, ka thënë se pas një raundi të ri të negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës, do të bëhen përgatitjet për hartimin e Statutit të Asociacionit, i cili më pas duhet të miratohet në Kuvend, duke shtuar për vullnetin e dukshëm nga Prishtina.

“Një pjesë e rëndësishme e procesit është vullneti politik që vjen nga Prishtina. Dhe në një bisedë me kryeministrin, Mustafa e kam parë se kemi përkrahje politike”,ka thënë Mariq për RTS.

Ai ka vënë në dukje gjithashtu se procesi i formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe paraqet kërkesën dhe nevojën e qeverisë së Kosovës për të zbatuar pjesë të marrëveshjes, por jo që kjo mund të reflektojë pozitivisht në rrugën evropiane të Serbisë.

Mariq nuk ka dashur të flas për data konkrete, por problemet më të diskutuara është theksuar të jetë marrëveshja për lirinë e lëvizjes.

“Ne mund të dëgjojmë deklarata kontradiktore në lidhje me të. Bashkimi Evropian ka njoftuar se nuk ka marrëveshje”, ka thënë Mariq.

Sa për sulmin në Tempullin e Krishtit Shpëtimtar, Mariq ka theksuar se ky ishte një akt vandalizimi dhe është I nevojshëm hetimi për të identifikuar autorët, por gjithashtu vë në dukje se tempulli duhet të vendoset nën kontrollin e policisë.

“Ne insistojmë se duhet të hetohen autorët e sulmit. Dhe mendoj se nuk është në favor të liderëve të partive shumicë në Kosovë”, ka përfunduar Mariq.