Në Ferizaj zbulohet ‘fabrika’ e parave

06.10.2016 11:13:46

Qytetarët e Ferizajt të cilët njihen për mjeshtrinë e drurit, kanë filluar të prodhojnë edhe para, veç se të falsifikuara. Punëtoria e një personi u konfiskua nga Policia e Kosovës, deri sa në shtëpinë e tij u gjetën  monedha mostër për prodhim të parave.

Qytetarët e Ferizajt të cilët njihen për mjeshtrinë e drurit, kanë filluar të prodhojnë edhe para, veç se të falsifikuara. Punëtoria e një personi u konfiskua nga Policia e Kosovës, deri sa në shtëpinë e tij u gjetën  monedha mostër për prodhim të parave.

Veç se makineria e tyre nuk ishte shumë e përparuar, pasi falsifikimi nuk mund të prodhojë më shumë se 50 euro, raporton lajmi.net

“Në fshatin Bibaj të kësaj Komunë, njësiti i hetimeve të Policisë së Kosovës pas një pune operativo-hetimore me urdhëresë të lëshuar nga gjykata ka bastisur shtëpinë e një qytetari, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar monedha 32×20 €, 5×10 € dhe 1×5 €, një llap top me ngjyrë, mjete të nevojshme për prerje, skalper, brisk, gërshërë, izolator, letër foli, një vulë për vendosjen e datës, një shirit foli, një maskë plastike”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Lajmi.net ka arritur të sigurojë fotografitë brenda shtëpisë së të dyshuarit dhe pajisjet e konfiskuara.

I dyshuari V.E. (1983) është arrestuar dhe gjatë intervistimit ka pranuar se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati, ka vënë në qarkullim paratë të cilat i ka prodhuar vetë dhe se ka mashtruar 6 viktima (5 meshkuj dhe një femër) për të cilët janë iniciuar raste.

Po ashtu i dyshuari ka deklaruar se ka vënë në qarkullim paratë e falsifikuara edhe në shumë qytete të Kosovës dhe jashtë vendit si në Shqipëri dhe Serbi. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.