Mushkolaj përplaset me Aliun: Keni ikë nga dialogu, ju jeni parti e dobët, nuk keni arritur ta mbani pushtetin

02.06.2020 21:23:49

Analisti Imer Mushkolaj në debat me Liburn Aliun ka reaguar duke thënë se ishte vetë VV-ja ajo e cila që 10 vite me radhë kanë thënë që nuk negociojmë me Serbinë pa kushte, ndërkaq sot po dëshironi të uluni pa kushte.

Mushkolaj tha se VV-ja e kishte mundësinë për dialog, por siç thotë ai kjo parti i iku dialogut.

Analisti Mushkolaj në debat me Liburn Aliun tha se VV-ja erdhi me këtë ide për qeveri tranzitore pasi dështuan nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ju për 10 vite me radhë keni thënë se nuk ulemi me Serbinë pa kushte, ndërkaq sot po e dëshioni atë pa kushte. Për ju Isa ishte argat deri vonë, deri sa u futët me ta dhe u bë , profesor, sot prap po bëhet  argat, ju lutem e keni pas mundësinë me mbajtë pushtetin, keni ikë nga dialogun, ju jeni partie e dobët nëse nuk keni arritur ta mbani pushtetin. Kur e patë që dështuat nga vendimi i Gjykatës Kushtetueses iu ra ndërmend për këtë lloj qeverie”, tha Mushkolaj.