Ultimatumi nga ambasadorja Yuri Kim, ja kur mblidhet sërish nesër Këshilli Politik

02.06.2020 21:15:08

Ditën e nesërme në orën 11:00 do të mblidhen sërish ambasadorët me përfaqësuesit e Këshillit Politik për të diskutuar rreth çështjeve për të cilat nuk ka ende një dakordësi. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, së bashku me ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe britanikun Duncan Norman mbajtën sot një takim prej 9 orësh me palët, por pa zgjidhje.

Përfshirja e ndërkombëtarëve është bërë pasi palët nuk bien dakord për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe votimin elektronik e identifikimin biometrik.

Diplomatja amerikane theksoi sot se reforma duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe për çdo pikë përtej tyre që nuk arrihet konsensus, partitë do të duhet t’i tërheqin ato.