Musliu: Ne nuk jemi komision hetimor por puro politik

08.05.2019 13:04:25

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, që është edhe anëtare e Komisionit hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova tha se deputeti Driton Selmanaj i cili sipas saj e ka politizuar komisionin.

Musliu këto deklarata i dha pas mbledhjes së komisionit ku u intervistuan shefi i AKI-së Shpend Maxhuni dhe ish shefi Driton Gashi.

Selmanaj tha se PDK po mundohet ta dëmtojë punën e komisionit ndërsa Musliu tha se kolegu i saj nga LDK nuk e ka lejuar  kryetarin e komisionit që të hudhet në votim propozimi i Hajdar Beqës që të dërgohet në zyrën ligjore kërkesa e presidentit për raportin e ekspertit ndërkombëtar.

“Këta e panë që nuk munden me i rezistu këtij vendimi dhe e lëshuan mbledhjen. Presidentin e kanë ftuar gjithmonë kur ka qenë për vizita jashtë vendit. Këto parti nuk mund të mbijetojnë skenës politike. Nuk është mbyllur takimi i rregullt, e ka mbyllur Driton Selmanaj”, tha Musliu.

Sipas saj komisioni është lojë dhe tendencë politike që të bëjnë politikë. I potencova dy kërkesat, presidentit dhe Gashit që të marrin interpretimin.

Musliu thotë se ata nuk janë komision hetimor por komision puro politik.

“E  shfrytëzojmë për politikë dhe kjo vjen nga partitë opozitare”, tha Musliu.