O’Connell: Kosova po bëhet strehë për paratë e kriminelëve

08.05.2019 12:53:08

Abasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, në forumin “Fol Hapur”, ka folur edhe për shpëlarjen e parave.

Ai theksoi se po duhet bërë padi për shpëlarjen e parave.

“Praktika e gjatë në Kosovë ka qenë mos me paditë larjen e parasë. Unë e kuptoj që kjo është thirrje për paratë kriminale nga krejt Evropa. Nëse nuk i padisim atëherë kjo ndodh me politikën e Kosovës, ajo po bëhet strehuese për paratë e kriminelëve. Ka ardhur koha të rregullohen këto gjëra sepse ka nisur të humb durimi dhe kjo është shumë e rrezikshme për Kosovën”, është shprehur ai.

O’Connell u shpreh se Kosova ka nevojë për përkrahjen e vendeve të Evropës.

“Presioni nga qytetarët e vetmja mënyrë për të detyruar politikanët të marrin masa. Transparenca është shumë e rëndësishme”, theksoi ai.