Musliu pyet Kurtin se pse nuk e veshi uniformën më 1998 dhe pse ishte te familja Donçiq në vitin 2004

27.10.2016 17:54:57

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, e ka pyetur Albin Kurtin se ku ka qenë në vitin 1998, kur i është ofruar uniforma dhe kallashnikovi.

Musliu e ka pyetur Kurtin edhe për 17 janarin e vitit 2004 ku ka qenë.

“Pse më 1998 në Qirez kur ta kanë ofruar kallashin dhe uniformën nuk e keni pranuar, por keni thënë se do të vijë një ditë tjetër. Ku ke qenë më 17 janar 2004, që keni qenë në vizitë te vëllezërit Donçiq”, ka thënë Musliu