Klienti im u lirua për sjellje të mira, tha avokati i Latif Gashit

27.10.2016 17:53:33

Avokati mbrojtës i Latif Gashit e ka konfirmuar për Gazetën Express lirimin e klientit të tij nga burgu. Sipas tij vet Gashi ka bërë kërkesë për lirim me gusht nga vuajtja e dënimit.

Mexhid Syla, ka thënë se sjelljet e mira gjatë vuajtjes së dënimit kanë bërë që Gashi të lirohet nga burgu.

“Po klienti im para pak minutash është liruar nga burgu. Ai do të jetë nën mbikëqyrjen të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri në Janar 2018. Klienti im ka bërë kërkesë ëpr lirim dhe atij i është aprovuar”, ka thënë Avokati i Latif Gashit.

Ndërkohë që në bazë aktvendimit të Panelit për lirim me kusht i dënuari Latif GASHI do të jetë nën mbikëqyrjen të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri me datën 14 Janar 2018.

Më 7 nëntor 2015 Gjykata e Apelit pati konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për “Grupin e Llapit”, ku Latif Gashi ishte dënuar me vendim unik prej 6 vjet burgim.