Mustafa: AKR nuk ka partner më të mirë se LDK-në

16.05.2017 16:37:18

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha se LDK po punon për të nënshkruar marrëveshje me AKR-në, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodh. Kurse lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli,  ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të bëjë koalicion me LDK-në.

Lideri i LDK-së tha se “AKR nuk ka partner më të mirë për bashkëpunim”.

Mustafa këtë deklaratë e bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes me  partinë më të re Alternativa.

Ndërsa, lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se ende nuk kanë vendosur nëse do të hyjnë në koalicion me LDK-në.

“Ende nuk kemi vendousur nëse do të bëjmë koalicion me LDK-në”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe sot gjatë ditës është paralajmëruar se LDK dhe AKR janë afër marrëveshjes për koalicion parazgjedhor.