Pas ndarjes nga jeta të Fetije Ramadanit, nënës së heroit Agim Ramadani, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Ramadani dhe qytetarët e Kosovës.
Mustafa shprehu dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e nënës që i dha Kosovës një hero të madh të kombit, një intelektual brilant dhe një luftëtar të paepur të lirisë.
“Qytetarët dhe institucionet e Republikës përkulen para familjarëve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit që i dhanë Kosovës bijtë dhe bijat e tyre, të cilët me luftën dhe veprimtarinë e tyre i sollën vendit lirinë, demokracinë dhe pavarësinë”, ka thënë kryeministri Mustafa, me këtë rast.
Fetije Ramadani ndërroi jetë sot në moshën 85 vjeçare. Varrimi i saj do të bëhet nesër, në 13:00 në fshatin Zhegër të Gjilanit






































