Mustafa: E ftuam tri herë Listën Serbe të kthehet dhe të punojmë për Asociacionin

24.02.2017 16:14:00

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se kanë tentuar tre herë që ta thërrasin Listën Serbe për të filluar punën në përpilimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Kreu i ezkekutivit në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se janë të gatshëm që t’i plotësojnë të gjitha obligimet që i kanë marrë, njofton Klan Kosova.

Nëse serbët prolongojnë kthimin i bie që ata po ndikohen nga Serbia e cila, sipas Mustafës, nuk është e interesuar për Asociacionin.