Policia sapo arrestoi babë e bir për vrasjen në Pejë

24.02.2017 15:47:28

Sapo është arrestuar edhe i dyshuari i dytë i vrasjes në Pejës, kurse më herët është njoftuar se personi tjetër është arrestuar nga policia

Babë e bir janë arrestuar për vrasjen në Pejë.

Lajmi.net ka raportuar më herët se viktima Brahim Neziri 56 vjeç nga fshati Zahaq i Pejës, u vra sot rreth orës 12:10, në rrugën “Besnik Lajqi”. Vrasja ndodhi para shtëpisë së vrasësve.

Të arrestuarit, babë e birë, dyshohet se kanë vrarë Brahim Nezirin dhe kanë plagosur djalin e tij 27 vjeçar.

56 vjeçari ishte baba i dy djemve, njëri prej tyre është i plagosur. Mirëpo gjendja shëndetësore e djalit të plagosur (27 vjeçar) është stabile kanë bërë të ditur zyrtarët e Spitalit të Pejës.