Ramushi i rrethuar me billdera shqiptarë midis Francës (Foto)

24.02.2017 15:31:10

Aktivisti i njohur humanitar, Adnan Hyseni i cili njëherit është edhe biznesmen dhe sportist i suksesshëm në Pejë, këto ditë e ka vizituar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj në Strasburg.

“Shqiptarët çdo dite e me shume te bashkuar per ti qendru afer Komandantit te UÇK-se ne keto padrejtesi qe po i behen vazhdimisht dhe duke i dhene mesazh te fuqishem serbo sllavit se RAMUSHI eshte krejt Shqiptaria”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e tij në Facebook.

Me këtë mesazh, Hyseni ka shpërndarë edhe një fotografi me Haradinajn në qytetin e Strasburgut, aty ky kreu i AAK-së është në pritje të vendimit për t’u kthyer në Kosovë.

Në këtë fotografi, përveç Adnanit, janë edhe pesë persona tjerë, të cilët duken si billdera, pra shumë muskulor. /Lajmi.net/