Mustafa: Fëmijët dhe rinia janë pasuria me e madhe që ka Republika e Kosovës!

01.06.2017 11:09:45

Kryetari i LDK-së dhe kryeministër i vendit, Isa Mustafa ka uruar fëmijët me rastin e ditës së tyre – 1 Qershorin!

Në një mpostim në facebook, kryetari Mustafa është shprehur se u kemi borxh fëmijëve që me punë dhe me përkushtim të hapim përsepektivë jetësore, ekonomike, arsimore, edukatve…

“Fëmijët dhe rinia janë pasuria më e madhe që i ka Republika e Kosovës.

Ne iu kemi borxh që përmes punës me ndershmëri dhe përkushtim t’iu hapim perspektivë jetësore, ekonomike, arsimore, edukative….

Urime 1 Qershori, Dita e Fëmijëve!” – thuhet në postimin e z. Mustafa.