Mustafa: LDK është unike në çështjet si dialogu me serbinë

08.07.2018 13:50:12

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nëpërmjet një postimi në facebook, ka pranuar se është takuar me Ramush Haradinajn, me të cilin ka biseduar për qëndrimet  lidhur me dialogun me Serbinë, e të cilat LDK i ka bërë publike si Kryesi dhe si trup e kryetarëve të degëve të LDK-së.

Më tej z. Mustafa ka njoftuar përtakimet që ka pasur me përfaqësues partish politike, me ambasadorë e diplomatë të ndryshëm, të cilët i ka falenderuar për vizitat e tyre në shtëpinë e tij në Prapashticë ku vazhdon rehabilitimin e tij shëndetësor.

Për më tepër ndqini postimin e tij në facebook: