Mustafa: Nëna, motra e gra, Kosova ua dedikon juve ekzistencën

08.03.2017 10:35:32

Sot shënon Dita Ndërkombëtare e Gruas anembanë botës. E për këtë edhe liderët tanë kanë urime të veçanta.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka nderuar ato me pak fjalë por me domethënie.Shkrimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

“Të nderuara nëna, motra, kolege, gra kosovare,Republika e Kosovës ua dedikon juve ekzistencën dhe çdo sukses të mëtejshëm.Respekti për ju është ndjenjë njerëzore, obligim moral, qasje institucionale dhe përcaktim shtetëror.Urime 8 Marsi!”.