Mustafa ngushëlloi Qeverinë Britanike pas sulmeve në Mançester

23.05.2017 15:25:04

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmeve terroriste në Mançester.

 

Duke dënuar këto sulme, kryeministri Mustafa ka shprehur pikëllimin e Kosovës për jetët e humbura.

“Jemi të pikëlluar nga lajmi për sulmin e mbrëmshëm terrorist në Mançester Arena. I shprehim ngushëllime Qeverisë dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar për jetët e humbura”, ka shkruar kryeministri Mustafa.