Mustafa ngushëllon për vdekjen e Idriz Gërvallës

24.04.2019 14:54:48

Me rastin e vdekjes së veprimtarit Idriz Gërvalla, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi.

Telegram ngushëllimi i Mustafës:

“Me pikëllim morra lajmin se është ndarë nga ne fizikisht atdhetari i devotshëm dhe veprimtari i çështjes kombëtare Idriz Gërvalla.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, me të cilët ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin.

Idriz Gërvalla ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme. Mbledhja komemorative është mbajtur në Deçan”.