Mustafa për skandalin e zgjedhjeve në Istog: Nuk duhet të lejohet deformimi i vullnetit të qytetarëve

24.11.2017 10:42:01

Kryetari i LDK-së, Isa Musrafa ka ironizuar lidhur me skandalin e votimeve me kusht nga Mali i Zi, Austria e Sllovenia.

Në një postim në facebook, z. Mustafa pasi pyet se kush bëri pazar 735 vota nga Mali i Zi, 374 nga Austria dhe 154 vita nga Sllovenia, kryesisht të të vdekurve, kërkon që të mos lejohet e tërë kjo, sepse do të bëhet dukuri, dhe nuk kemi pse mbajmë zgjedhje, pasi që kështu deformohet vullneti i qytetarëve.

Ky është i plotë postimi i Isa Mustafës në facebook:

Kush i bëri pazar 735 vota nga
Mali i Zi, 374 vota nga Austria, 154 vota nga Sllovenia…?! Nga te vdekurit?
Serbët, malazezët, boshnjakët po u dashka të vendosin për Kryetar të Istogut, me kontigjente të eksportuara të votave në emër të tyre. Në qoftë se e lejojmë këtë rast, atëherë kjo bëhet dukuri dhe nuk kemi pse të mbajmë zgjedhje në Kosovë, sepse porositë e votave përmes serbëve, do ta deformojnë vullnetin qytetar. IM