Rrahja në mes Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës, po të ishte Agim Bahtiri në studio, do godiste me kroshe? (VIDEO)

01.01.2018 19:03:01

Ngjarja e vitit 2017 në ndonjë studio televizive, mbase edhe ngjarja e dekadës në Kosovë.

Studio është e dizajnuar si ring boksi, por askujt s’i kishte shkuar mendja se do kthehej ndonjëherë në një ring boksi të vërtetë.

Për befasinë e të gjithëve, deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi dhe ai i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, u përleshën live në studio.

Në edicionin festiv të Info Magazine, të udhëhequr nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, u pyet se po të ishte ai protagonist i kësaj ngjarje, do të godiste me kroshe, apo ndonjë teknikë tjetër?