Vdes një person pasi vetaksidentohet

01.01.2018 20:54:36

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku.

I njëjti dyshohet ishte duke drejtuar veturën dhe nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident.

“Si pasojë e aksidentit, vozitësi nga lëndimet e marrë ka mbetur pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti ka ndodhë mbrëmë në fshatin Pozhoran të Vitisë.

Ndryshe gjatë 24 orëshit të fundit kanë ndodh edhe 14 aksidente me të lënduar dhe 28 të tjera pa të lënduar.