Mustafa po e sheh ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi”

06.10.2016 21:35:05

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është duke përcjellë ndeshjen Kosovë-Kroaci nga stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër.

“Spektakël, futboll, miqësi, respekt, këto po i reflekton atmosfera para ndeshjes Kosovë-Kroaci”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Mustafa ka postuar edhe disa fotografi ku shihet atmosfera në stadium para lojës.