Një person hidhet nga konvikteve në Prishtinë, policia jep detaje

03.05.2020 17:22:35

Një person është hidhur nga kati i pestë i konviktit në Prishtinë.

Policia e ka konfirmuar informacionin për lajmi.net duke thënë se ai është dërguar për trajtim në QKUK, mirëpo nuk ka dhënë detaje për gjendjen e tij.

Personi në fjalë po qëndronte në karantinë.

“Më datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te qendra e studenteve dhe një person është përcjell me autoambulancë në drejtim të klinikes emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera, ndërsa lidhur me gjendjen shëndetësore referonju kompetenteve në QKUK”, thuhet në përgjigjen e Daut Hoxhës, zëdhënësit të Policisë së Kosovës.

Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të MSH-së tashmë është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme.