Nju Jorku raporton 280 të vdekur nga koronavirusi për një ditë

03.05.2020 17:48:39

Guvernatori Andrew Cuomo ka njoftuar se 280 njerëz në Nju Jork kanë vdekur gjatë ditës së kaluar nga koronavirusi.

“Numri i cili është shqetësim jashtëzakonisht të madh është numri i vdekjeve: 280”, ka thënë në konferencën e përditshme Cuomo, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Numri i vdekjeve të Covid-19 në shtet arriti në 299 më 1 maj, bëri me dije guvernatori të shtunën.

Cuomo shtoi sot se numri i të intubuarëve është në rënie, ashtu siç është numri i shtrimeve në spital.