Gjermania kritikon Erdoganin: Rri jashtë, ne nuk jemi budallenj

19.03.2017 21:31:55

Berlini zyrtar ka kritikuar ashpër presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Berlini vlerëson se Erdogan ka shkuar shumë larg kur akuzoi kancelaren gjermane, Angela Merkel për aplikimin e ‘praktikave naziste.

“Ne jemi tolerant por jo budallenj. Ai ka tejkaluar çdo limit”, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

Komentet e Erdoganit drejtuar Gjermanisë si naziste, ai i ka quajtur shokuese.

Presidenti turk, sot akuzoi Angela Merkel se po përdor ‘masa naziste’.

Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë në kohët e fundit nuk janë të mira për shkak se Gjermania ka ndaluar mbajtjen e takimeve politike të ministrave turq në vend, me rastin e referendumit të ardhshëm mbi ndryshimet kushtetuese.