Mustafa: Po i paguajmë skandalet e krijuara para qeverisjes sonë (Video)

08.04.2017 16:50:54

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka “thumbuar” partnerin e koalicionit, Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se LDK-ja po paguan skandalet e qeverisjeve të kaluara.

“Ne nuk kemi asnjë skandal, por po paguajmë skandalet që janë bërë para 10 viteve, por besoj se drejtësia do të duhej ta jepte fjalën e vet”, ka thënë Mustafa para adhuruesve të LDK-së në Shtime.

Shënimi i këtij përvjetori u mbajte në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.