Veseli bisedon me pejanët se si të krijojnë vende pune

08.04.2017 16:48:35

Kadri Veseli, ka vazhduar “turin e dëgjimit” në Pejë, ku ka biseduar me ekspertët dhe bizneset se si të krijojnë vende pune.

“Në turin e dëgjimit ftova ekspertët dhe bizneset që të japin ide si të krijojmë vende të reja pune”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook. “Ata potencuan nevojën për investime në sektorin e turizimit, i cili ka potencial të jashtëzakonshëm për të rritur punësimin në tërë rajonin e Dukagjinit”.