Kapet ne AK-47, arrestohet i dyshuari

07.09.2016 12:11:49

Është arrestuar një i dyshuar në fshatin Bratillovc të Kamenicës, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me katër karikatorë dhe 286 copë fishekë.

I dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore-psikike është dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.