Presidenti uron besimtarët e fesë katolike

24.12.2016 23:18:55

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar gjithë besimtarët katolik për festën e Kërshëndellave.

Ja postimi i tij në “Facebook”:

Në këtë natë të shenjtë Krishtlindjeje, të gjithë besimtarëve katolikë iu uroj shumë gëzime, dashuri e mirëkuptim në familjet e tyre.

Ky vit na solli gëzime të gjithëve.

U shenjtërua Nënë Tereza, jeta dhe veprat e së cilës janë udhërrëfyes për ne, por u lumturuan edhe 38 martirë shqiptarë të Kishës Katolike.

Në audiencë private me Atin e Shenjtë, si president i vendit i konfirmova sërish përkushtimin e Kosovës për vlerat e paqes, dialogut dhe solidaritetit, si dhe mora konfirmimin për ardhjen e tij në Kosovë, ditë të cilën po e presim me padurim.

Nata e sotme është kohë kur u gëzohemi të mirave e begative që na sjell jeta dhe festojmë me njëri-tjetrin.

Por, përveç festës, është kohë kur reflektojmë edhe për kujdesin ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, miqve, shtetit dhe gjithë shoqërisë.