Izraeli do të rishikojë marrëdhëniet me OKB-në

24.12.2016 23:11:50

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar që Izraeli do të rishikoj marrëdhëniet me OKB-në.

Ky veprim vjen pasi që Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë përmes së cilës i kërkohet Izraelit t’i jap fund ndërtimit të vendbanimeve në tokën që ka okupuar.

Kjo rezolute është miratuar pasi që SHBA-të kanë refuzuar të përdorin veton e tyre, kështu duke ndryshuar një praktikë të kamotshme amerikane.

Washingtoni ka mbrojtur tradicionalisht Izraelin nga rezoluta sanksionuese për të.