Eurozona gati të lehtësojë borxhin grek

24.12.2016 23:09:07

Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, njoftoi sot se Greqia i kishte larguar dyshimet e ngritura mbi vendosmërinë e saj për të ndërmarrë reforma për reduktimin e borxhit duke i hapur rrugën një lehtësimi të huas greke.

“Jam i lumtur të them se ne do t’i hapim rrugën aplikimit të masave afatshkurtër të MES-së (Mekanizmi Evropian i Stabilitetit) për të lehtësuar borxhin grek”, shkruan Dijsselbloem në profilin e tij në “Twitter”, transmeton atsh.

“Morra një letër në të cilën kolefu im grek konfirmon angazhimin e tij ndaj marrëveshjeve të mëparshme”, shtoi Dijsselbloem, presidenti i grupit që mbledh 19 ministrat e eurozonës dhe ministër i Financave në Holandë.