Plagoset një person në Drenas

07.09.2016 12:04:57

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në Drenas.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima mashkull është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti është qëlluar-plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull,  i cili është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë (kalibri nuk dihet) Njësitë policore janë duke hetuar rastin.