Ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA do t’i fitojë zgjedhjet e 11 qershorit. Ai ka thënë se nëse këtij koalicioni i duhen 80 vota për t’i çuar përpara vendimet në Parlament do t’i kenë edhe votat e LDK-së.
Mustafa nuk u përfshi në listën për deputetë të PDK-së.
Kujtojmë se pas zgjedhjeve të vitit 2014, Mustafa kishte folur vazhdimisht për një koalicion me LDK—në, edhe pse kjo e fundit orvatej me subjektet tjera opozitare që ta kthente PDK-në në opozitë, pas më shumë se gjashtë muajsh krize politike, LDK vendosi t’i bashkohej PDK-së në bashkëqeverisje.